Qytetarë të Lezhës janë mbledhur para Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët.
Me pankarta në duar, ata shprehen se Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës, duke kundërshtuar kështu ngritjen e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.
Gjithashtu ata janë shprehur se Shqipëria nuk mund t’ua garantojë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë Bashkimi Europian.
“Thjesht nuk mund t’ua garantojnë të drejtat emigrantëve siç mund t’ua garantojë BE-ja”, tha një protestuese.