FOTOLAJM/ Pako me miliona euro, bizhuteri dhe makina luksoze, çfarë sekuestroi SPAK nga kontrollet në shtëpitë e bosëve të krimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë sot detaje në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar disa ditë më parë, ku janë goditur 7 grupe kriminale.


SPAK beri me dije se gjatë kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milion euro, ku përfshihen, automjete luksoze, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, sasi të mëdha floriri dhe bizhuterish.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë  2.996,760 milion Euro, ku  përfshihen:

  • 996,760 Euro cash;
  • Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
  • Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
  • Armë zjarri;
  • Targa të përshtatura automjetesh;
  • Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
  • Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Siç shikohet në fotot, SPAK ka sekuestruar miliona euro, makina të shtrenjta dhe bizhuteri në shtëpitë e bosëve të krimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme