FOTOLAJM/ Pamje nga aksidenti i trefishtë me një viktimë në aksin “Shkodër – Lezhë”, mjeti i 37-vjeçarit i bërë copash

Një aksident i trefishtë i mori jetën një 37-vjeçari mesditën e sotme në aksin “Shkodër – Lezhë”, ku mbetën të plagosur edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të mitur.


Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti që Gjin Bzhangaj drejtonte është bërë copash në të gjitha anët, duke i shkaktuar ai lëndime të rënda që më pas i shkaktuan edhe vedekjen.

Ndërsa furgoni i përfshirë në aksident ka pësuar dëmtime në pjesën e parme.

aksidenti shkoder 1 viktime (6)

Si ndodhi aksidenti?

Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 42-vjeçari me iniciale T.K. dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një automjet tjetër, dhe më pas me makinën që drejtohej nga 37-vjeçari Gjin Bzhangaj, i cili ka ndërruar jetë në spital.

aksidenti shkoder 1 viktime (7)

Po ashtu janë plagosur bashkëshortja e tij 32-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, mjeti që Bzhangaj drejtonte është bërë copash në të gjitha anët, ndërsa furgoni ka pësuar dëmtime në pjesën e parme.

aksidenti shkoder 1 viktime (5)

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksidenti shkoder 1 viktime (4)aksidenti shkoder 1 viktime (1)aksidenti shkoder 1 viktime (3)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme