FOTOLAJM/ PD vijon të bojkotojë Kuvendin, karriget lihen bosh prej 3 javësh. Kapri e Muçi të vetmit opozitarë në seancë

PD vijon të bojkotojë punimet e seancave plenare. Edhe sot deputetët demokratë kanë lënë bosh karriget.

Kjo është seanca e tretë plenare të cilën demokratët vendosën ta bojkotojnë.

Bojkoti nisi ditën e protestës së qytetarëve para Parlamentit, ku mes të shënjestruarve ishin edhe ligjvënësit e opozitës.

Të pranishëm në seancën e sotme plenare, nga përfaqësuesit e opozitës janë vetëm deputetët Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Erald Kapri i partisë Mundësia.

The post FOTOLAJM/ PD vijon të bojkotojë Kuvendin, karriget lihen bosh prej 3 javësh. Kapri e Muçi të vetmit opozitarë në seancë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme