Një djalë i ri duket se ka qenë shoferi, i cili përplasi një qytetar të moshuar në Elbasan mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Siç bënë me dije burimet për Gazetën Shqiptare, autori më parë u largua nga vendi i ngjarjes dhe kur pa postobllokun u kthye por u vu pranga.
Sakaq është siguruar dhe momenti kur i riu është neutralizuar nga një efektiv I focave “Shqiponja”, dhe është vendosur pas një mjeti “Mercedes Benz”.



