FOTOLAJM/ “Politika në koshin e plehrave” – Protestuesit vendosin fotot e Ramës, Ballukut, Berishës dhe Ballës në kazanët e mbeturinave

Një tjetër formë proteste është shfaqur gjatë marshimit të qytetarëve në rrugët e Tiranës pas qëndresë së tyre për disa orë para kryeministrisë, ku kërkojë dorëheqjen e Edi Ramës.

Teksa kanë kaluar në akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit kanë zgjedhur të “hedhin” politikën në mbeturina, duke ngjitur mbi kazanët e plehrave fotografi të kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe të deputetit Taulant Balla.

Përmes këtij aksioni simbolik, protestuesit kanë shprehin refuzimin e tyre ndaj klasës politike, duke e lidhur mesazhin me kërkesat që kanë artikuluar prej javësh në tubimet e tyre.

The post FOTOLAJM/ “Politika në koshin e plehrave” – Protestuesit vendosin fotot e Ramës, Ballukut, Berishës dhe Ballës në kazanët e mbeturinave appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme