Dikur ajo fluturonte me një avion qeveritar në dispozicion, tani i duhet të ulet në kategorinë e ulët.
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, 68 vjeç, u fotografua duke fluturuar me të shoqin, Joachim Sauer drejt Spanjës.
“Kush mendon që një ish-kancelare fluturon më mirë se një gjerman i zakonshëm, gabohet,” shkruan BILD, duke theksuar se bileta e avionit ka kushtuar diku te 504 euro.
I vetmi ‘bonus’ ishte se ish-kancelarja u lejua të futet në bord e para.
Gjatë fluturimit ajo lexoi tabletin e saj, plotësoi disa fjalëkryqe dhe konsumoi një sanduiç dhe speca të kuq, që i kishte marrë me vete.
© SYRI.net