Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në Tiranë kundër projektit të resortit në Zvërnec, duke e kthyer zonën para Kryeministrisë në një nga tubimet më të mëdha të ditëve të fundit.
Pamjet e siguruara nga “Panorama Online” tregojnë një shesh të tejmbushur me protestues, të cilët kanë vijuar me thirrjet e tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.
Po ashtu, kanë vijuar edhe thirrjet për anulimin e projektit dhe ndryshime ligjore të lidhura me investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura.
Tubimi ka nisur më herët nga Sheshi Skënderbej dhe është zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku qytetarët kanë mbajtur fjalime dhe kanë shprehur qëndrimet e tyre.
Në protestë të shumta kanë qenë edhe pankartat pikante dhe tejet ironike për kryeministrin Rama dhe jo vetëm, pasi mes tyre gjen edhe kreun e PD-së, Sali Berisha.
“JU ERDHI FUNDI! RAMA BURG! BERISHA NBURG!”, është një prej sloganeve që haset shpesh në protestë.














