Mbështetësit opozitarë janë mbledhur sot në Tiranë në protestën e thirrur nga demokratët dhe kanë nisur tubimin duke djegur një gomë para Presidencës.
Mbështetësit e opozitës kanë filluar grumbullimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike dhe para Kryeministrisë.
Ndërkohë rreth godinës së kryeministrisë janë vendosur forca të shumta të policisë, të cilët të pajisur me helmeta për të qenë në gatishmëri.
Kujtojmë se rreth 1500 efektivë policie janë të angazhuar në terren për protestën e thirrur nga opozita.
Mësohet se krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës.