Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, ka dhënë prononcimin e parë për mediat lidhur me vrasjen e militantit të PS-së Pjerin Xhuvani.
Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat se makina e viktimës ka qenë e mbushur me karta identiteti dhe para.
“Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtetët i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.
© SYRI.net