“Foton e Besmirit e gjeta në TIMS”- Vrasjet e bujshme në Elbasan, Erion Alibej për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia: Lekët i ndau Nuredin Dumani, i dhashë veshje si të OFL-së

NIKOLETA KOVAÇI/ Erion Alibej vijon të tronditë në Gjykatën e Posaçme teksa flet për plane, atentate, kamuflime, bashkëpunime e deri në miliona të hedhura për kokën e njëri-tjetrit. Duket se për grupet rivale dy njerëzit më të rëndësishëm për t’u ekzekutuar ishin vetë dëshmitari dhe Talo Çela.


Të gjitha palët kishin rënë dakord që këta të dy duheshin vra, ndërkohë mes tyre qëndronte si gjithnjë Nuredin Dumani, ‘kumbari’ i të gjithë vrasësve të vendit. Duke lexuar me kujdes gjithçka rrëfen Alibej vërehet se hakmarrja e tij dukej se nuk do të ndalohej, e jo vetëm me vrasjen e Talos. Ai kërkonte edhe koka të tjera, kryesisht skuadrën e Talos, e cila i interesonte edhe Dumanit të vritej. Në skenën e rrëfimit të djeshëm ridel sërish Regis Runaj, i riu që u masakrua me thika nga dëshmitari i parë i drejtësisë që mundi të hidhte dritë mbi thuajse të gjithë killerat që kishin përgjakur vendin.

Runaj, u vra si i dyshuar që jepte informacion për vrasësit e familjes së Erion Alibejt ndërkohë që vrasësi i tij, Euglen Halili u ‘dorëzua’ duke treguar gjithçka në lidhje me një prej krimeve më të rënda të ndodhura në Elbasanin e kohës së përgjakjes së madhe. Alibej ndalet te motra e Runajt, e cila ishte sekretare e gjyqtares së vënë nën akuza të rënda, Pajtime Fetahu, ndërkohë që përfshirja e Regis Runajt në grupet kriminale nuk u vërtetua asnjëherë, ndonëse duket se ka qenë motra elementi i dyshimtë që çoi Alibejn të dyshonte te i riu.

Në rrëfimin e tij Alibej tregon zemërimin me Besmir Haxhinë, tentativa për të vrarë në varrimin e vëllezërve Haxhia Altin Ndocin, tentativa për të kapur të gjallë Talo Çelën, po edhe se si punonin për të punonjësit e Policisë së Shtetit. Ai tregon se për skuadrën e pushkatimit të vëllezërve Haxhia ai kishte blerë veshje të OFL-së, skuadrës që iu çonte formularë të fortëve të vendit për deklarim pasurie. Po ashtu ai tregoi se për të vrarë atë ishin hedhur 2 milionë euro, ndërsa Nuredin Dumani kishte pajtuar edhe vrasës nga Fusha-Kruja për të kryer vrasje në Elbasan.

VRASJA E VËLLEZËRVE HAXHIA

ashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka dëshmuar në seancën e djeshme në GJKKO për organizimin e vrasjes së vëllezërve Haxhia. Alibej ka treguar se për organizimin e vrasjeve, ka bashkëpunuar me Nuredin Dumanin, që tashmë është po ashtu i penduar i drejtësisë. Ai ka shpjeguar si i siguroi armët, madje edhe veshje të ngjashme me uniformat e njësisë speciale policore e quajtur OFL, Operacioni Forca e Ligjit. “Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit dy kallashë dhe një pistoletë mesa kujtoj, çfarë më kërkonte, ia jepja. Armët ia dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në TV lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Toyota”, i thashë Nuredinit pse shenja gjaku në makinë, më tha kemi gjuajtur me xhama mbyllur dhe nga ciflat është lënduar në këmbë ‘kusho’.”

Gjatë atentatit është vrarë Viktor Haxhia, por shënjestra ka qenë Altin Ndoci, ka thënë Alibej. “Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci, por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar është Altin Ndoci. Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, unë isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim. Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së. Me tha po dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.

Në kërkim të Talo Çelës

Pas vrasjes së vëllezërve, mora vesh që Talo kishte qëndruar te shtëpia e Haxhiajve, kur mësova në TV që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille te vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë, por ai kishte ikur, flisja gjithë kohës me të në Sky Ecc”. Alibej ka rrëfyer si e vëzhgoi prej kohësh Besmir Haxhinë, të cilin e akuzon se ka marrë pjesë në tre atentate ndaj familjarëve të tij.

“Makinën ‘Toyota’ ia kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte dy makina madje, unë në Sky Ecc kam pas kodin ‘Lizz’ dhe ‘Kumi’, ndërsa në Encro Chat e kam pasur ‘Noku’. Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare, Arjani fliste dhe me “Fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditen familjen. Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerrë nga sistemi TIMS. Kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar më parë, mesa di lekët për vrasjen i ka ndarë Nuredini, më tha që i ka dhënë nga 35 mijë euro secilit”.

“EMILJANO RAMAZANI ISHTE NJERI I ÇOPJAVE”

Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO edhe përpjekjet për të vrarë Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës, por pa rezultat në momentet e para. Më pas iu vu Emiljano Ramazanit “Mili”, pasi ky ishte bashkëpunëtor i grupit Çopja dhe Talo Çelës. U tentua disa herë, por pa rezultat, derisa e kapën pas palestre në vitin 2020, kur kthehej me makinë në shtëpi. Ekzekutimin sipas tij e kreu Skerdi Tase, e shoqëronte Henrik Hoxha në timon. Makina u dogj më pas, kurse Alibej tha se donte që pistoletën e krimit t’ia çonte te shtëpia Bujar Çelës, ndoshta edhe për të inskenuar e devijuar hetimet, duke futur grupet në sherr. Erion Alibej tha: “Në atë periudhë po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Këtë si punë e mori Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase. Nuk u realizua për arsye që nuk e di. Gjatë kohës më pas vendosëm për Emiljanon Ramazanin. Për Ramazanin kishim informator përveç Nuredinit, kisha edhe Elio Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.

Arsyeja ishte Emiljano Ramazani, ishte aktiv nga grupi Çopja dhe Bujar Çela. Janë bërë disa herë raste dhe nuk është arritur ekzekutimi, na ka shpëtuar. E dinim që Emiljano shkonte në palestër. Vonohet shumë edhe te palestra dhe përsëri tërhiqen. Ditën e vrasjes sapo doli nga palestra, informator kisha. Henrik Hoxhaj ishte në timon dhe Skerdi Tase ekzekutor dhe e pritën në rrugë kryesore, pranë pallatit që do futej Emiljano Ramazanit. Sa ka ardhur Ramazani, ka zbritur Skerdi me TT. Pas vrasjes ka djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe armën donim ta çonim në shtëpinë e Bujar Çelës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme