Nisi si një grumbullim spontan i thirrur në rrjetet sociale në orën 16:00 poshtë zyrave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku u kërkua dorëheqja e tij, pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha dy net më parë, në derën e oborrit të shtëpisë së tij, pa asnjë justifikim dhe pa asnjë shkak të arsyeshëm.
Kjo vrasje solli menjëherë shumë revoltë të qytetarëve në rrjetet sociale, po pakkush e besonte se do të shtrihej në rrugë, duke u nisur nga skepticizmi që këtu qytetarët janë të mpirë.
Kjo tezë ka rënë dje në darkë, kur qindra të rinj, nën një pasion e reagim të fortë ndaj asaj që e quajnë padrejtësi, u derdhën në bulevard, e para portave të Kryeministrisë, ku tentuan të hynin dhe brenda.
Ja çfarë ndodhi gjatë 5 orëve protestë përmes fotove.