FOTOT/ Foshnja dhe vëllai 2-vjeçar u gjetën vetëm në rrugë, babai shqiptar dhe partnerja e tij në paraburgim: Ia lamë në kujdes vajzës 12-vjeçare


Gjykata e Selanikut ka lënë në paraburgim çiftin shqiptaro-bullgar pasi dy fëmijët tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç (motër e vëlla) që u gjetën teksa ishin duke ecur në mes të rrugës nga një shofer, ndërsa prindërit po flinin gjumë në ato momente.

Babai shqiptar dhe gruaja e tij bullgare u vendosën në pranga pas denoncimit të shoferit në polici ku deklaroi se kishte gjetur të miturit në rrugë në zonën Charilaou.

Prindërit kanë deklaruar para gjykatë se i kishin lënë fëmijët nën kujdesin e motrës së tyre të madhe, 12 vjeçe.

Pas dëshmisës së tyre, Gjykata e vendosi të lërë në paraburgim shqiptarin 49-vjeçar dhe partneren e tij 22-vjeçare nga Bullgaria.

greku

Ndaj tyre rëndon akuza për ekspozim të të miturve në rrezik, informon “Protothema”.

Incidenti ndodhi në orën 9:50 të mëngjesit të së enjtes (4 Shtator), kur shoferi që po ecte me makinë vuri re dy fëmijët, ndërsa foshnja po zvarritej në rrugë, dhe njoftoi policinë. Oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje duke arrestuar prindërit.

grekiiiiiii

Sipas medias greke, ata pretendojnë se fëmijët i kanë shpëtuar vëmendjes së motrës 12-vjeçare, e cila po kujdesej për ta.

Babai shqiptar dhe partnerja e tij pretendojnë se e mitura hapi derën e shtëpisë, duke bërë që vëllai dhe motra e vogël të dilnin vetëm në rrugë, ndërsa vetë po flinin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme