Enslemvera Zake ka pësuar një revolucion në gjithë këto kohë që ka qenë pjesë e Parlamentit dhe pa modesti e themi që një pjesë e meritës është edhe e jona.
Deputetja kohë më parë shfaqej në Parlament me fustan mbi gju, duke e shndërruar në një pasarelë parakalimin e saj deri tek salla e seancave plenare, por menjëherë ajo ndryshoi stil, duke preferuar kostumet, në vend të fustaneve ekstravagante.
Edhe këtë javë, një kostum në ngjyrë bojëqielli ka qenë i përzgjedhuri i saj, ku prerja i tregonte format fizike perfekte që deputetja e Partisë Socialiste ka. Por këtë herë, Enslemvera na çuditi në përzgjedhjen e sandaleve.
Ndonëse moti është ftohur disi, deputetja sërish ka preferuar që të veshë sandale dhe jo këpucë të mbyllura. Jemi të sigurt që këtë zgjedhje e ka bërë pikërisht për kombinimin e pamjes së saj, sesa për shkak të temperaturave që nuk ishin në favor të kësaj përzgjedhjeje.