Personi në foto është Safet Hyskollari, personi i cili mbeti i vrarë pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec, pas sherrit me fqinjin e tij, Fatos Munellari.
Ky i fundit, qëlloi me thikë Hyskollarin pas debatit për një rrugë dhe një gardh ndërsa fillimisht Hyskollari mbeti i plagosur. Teksa dërgohej në spital, Hyskollari nuk i ka mbijetuar plagëve duke ndërruar jetë.
Syri.net ka siguruar me video momentin kur bashkëshortja e autorit Fatos Munellari mëson nga gazetarët lajmin se Safet Hyskollari ka vdekur.
Ndërsa i biri thotë se ka nisur kërkimet për të atin, por deri tani pas asnjë rezultat. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur gjetjen dhe arrestimin e autorit.
© SYRI.net