FOTO+VIDEO/ I shpëtoi një atentati në vitin 2020, ekzekutohet në mes të ditës një prej liderëve të mafies greke

Një vrasje mafioze ka ndodhur mesditën e kësaj në enjteje në Greqi, ku në zonën e Halkandrit është ekzekutuar Georgios Moschouris, i cili konsiderohej nga autoritetet greke si një prej liderëve të mafias greke.


xrwma-xalandri-1

Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnaki”, sapo ishte dalë nga një qendër private mjekësore kur persona të paidentifikuar që udhëtonin me një automjet, u afruan dhe e qëlluan me kallashnikov.

Ai raportohet se ka marrë plumba të shumtë, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e krimit u gjetën disa gëzhoja plumbash, ndërsa pak më vonë u gjet një automjet i djegur në zonën e Patimës së Halkandrit, i cili dyshohet se ishte automjeti që përdorën autorët për të kryer krimin dhe për të ikur nga vendngjarja.

Screenshot-2025-04-24-172459

Policia po shqyrton arsyen e atentati dhe konfiktet e Moschouris, i cili i kishte mbijetuar një atentati të vitit 2020 në Voula, përballë një pastiçerie të njohur.

Zona është rrethuar nga policia dhe hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve janë në zhvillim e sipër. Policia gjithashtu mësohet se po mbledh prova nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve, për të krijuar një panoramë të plotë të rrugës së ekzekutorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme