Franca gjobit me 150 mijë euro “Facebook-un” për shkelje të privatësisë

Gjigandi i rrjeteve sociale, “Facebook” u gjobit me 150 mijë euro nga Agjencia franceze për Mbrojtjen e të Dhënave dhe po hetohet gjithashtu nga Belgjika, Holanda, Gjermania e Spanja për shkelje të privatësisë së të dhënave.

Rregullatorët e të dhënave krijuan një grup të përbashkët në vitin 2014, për të hetuar ndryshimet e politikave të privatësisë që Facebook bëri në të njëjtin vit.Organizmi francez “CNIL” goditi Facebook-un me gjobën më të lartë të mundshme në pikën e nisjes së hetimit, por që prej tetorit të kaluar mund të vendosë gjoba deri në 3 milionë euro.

Autoritetet franceze thanë se vunë re se Facebook grumbullon të dhënat personale të përdoruesve në mënyrë që t’iu paraqesë atyre publicitete specifike.

Për më tepër, Facebook ka grumbulluar edhe të dhëna të aktiviteteve në internet të përdoruesve në faqe të palëve të treta, pa e ditur ata.

Ekspertët thonë se gjoba franceze është modeste në krahasim me 8 miliardë dollarë të ardhura për Facebook në 3 muajt e parë të vitit. Por, ajo është shumë e rëndësishme, pasi është hapi i parë ndaj Facebook për çështjen e privatësisë dhe pritet të pasohet nga shumë vende të tjera evropiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme