Franca zhgënjen Serbinë: Nuk ka vend për ju në BE

Përgjegjësja e ministrisë për çështje evropiane në qeverinë franceze Natali Loazo, ka thënë se vendi i saj beson se Serbia ka një perspektivë evropiane, por gjendja aktuale në Bashkimin Evropian nuk lejon të bëhen pranime të reja”, transmeton KosovaPost.

“Franca beson se Serbia ka një perspektivë evropiane, me historinë, civilizimin dhe fatin e saj, është pjesë e Evropës,” tha Loazo, në intervistën për gazetën serbePolitika.

Siç, tha ajo Serbia dhe Mali i Zi kanë bërë më së shumti përparime nga të gjitha vendet që synojnë BE-në.

“Por, meqë jemi miqtë tuaj, ne duhet t’ua themi të vërtetën. Gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk lejon anëtarësime të reja, nuk janë kushte as për BE-në ashtu edhe për shtetet e reja që do të bashkoheshin me të,” tha Loazo, e cila ka qëndruar për vizitë në Beograd.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme