Francë, shkon në 4 numri i ministrave të dorëhequr

Ministri francez i drejtësisë ka dhënë dorëheqjen pasi u vu nën hetim për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian. Ai është aleati kryesor i presidentit Emanuel Makron. Por është i katërti ministër, që përfshihet në skandale korruptive, teksa qeveria e re ka vetëm pak javë që është krijuar.

Ka vetëm pak javë që është formuar. Por qeveria e re e Francës, e krijuar pas zgjedhjes president të Emanuel Makronit, po përballet me telashet e para.
Mediat franceze njoftuan se ministri i drejtësisë François Bayrou i dorëzoi dorëheqjen presidentit Makron. Vendimin e mori pasi prokuroria e Parisit përfshiu edhe emrin e tij në listën e zyrtarëve të lartë të vënë nën hetim për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian.
Bajru është gjithashtu drejtues i Lëvizjes Demokratike, partisë aleate në koalcionin qeverisës me grupimin politik të presidentit Makron, “On Marsh”, të cilët sëbashku fituan një shumicë absolute prej 350 deputetësh në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Francë.
Po paraditen e të mërkurës, komunikoi dorëheqjen edhe një ministrja e çështjeve europiane Marinelle de Sarnez. Arrin kështu në 3 numri i ministrave nga rradhët e Lëvizjes Demokratike MoDem, që heqin dorë nga posti i tyre e që nuk do të jenë pjesë në kabinetin e dytë të Eduar Filipit.
Ministrja e mbrojtjes Sylvie Goulard ishte e para nga rradhët e kësaj lëvizjeje që dha dorëheqjen të martën. Të tre ministrat janë nën hetim, se kanë shfrytëzuar në mënyrë jo-ligjore fondet e Bashkimit Europian, për të paguar anëtarët e partisë së tyre, të themeluar 10 vite më parë.
Prokurorët e Parisit dyshojnë se për të përfituar paratë e Bashkimit Europian, Marinelle de Sarnez dhe Sylvie Goulard kanë shfrytëzuar postet që kanë pasur si deputete franceze të Parlamentit Europian.
Pastrimin e qeverisë, Makron e nisi që javën e kaluar kur i kërkoi dorëheqjen ministrit për planifikimin e territorit Richard Ferrand, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i “On Marshit”, i cili u akuzua për nepotizëm dhe afera korruptive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme