Françesku bëhet papa i parë që e viziton një kishë anglikane në Romë

Papa Françesku është bërë papa i parë që e viziton një kishë anglikane në Romë.

Françesku dhe një peshkop anglikan u luten krah për krah sot pasdite në kishën “All Saints” në qendër të Romës, transmeton Express.

Peshkopi Robert Innes e mirëpriti Françeskun duke e lavdëruar liderin atë për solidaritetin që e ka treguar me refugjatët dhe emigrantët.

Anglikanët u ndanë nga katolicizmi në vitin 1534, kur Mbretit të Anglisë, Henry VIII, iu mohua një prishje e martesës.

Gjatë predikimit të tij, Françesku e pranoi se anglikanët dhe katolikët e shihnin njëri-tjetrin me dyshim dhe armiqësi në shekujt e kaluar.

Por, ai i ka inkurajuar të dy fetë që gjithmonë të jenë më të çliruar nga perspektiva paragjykuese e së kaluarës së tyre./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme