Francezi i dyshuar i sjellë në Kosovë 10 tonë ndihma për serbët

Arnaud Gouillion nga fondacioni “Solidarity for Kosovo (Solidariteti për Kosovën)” do të shpërndajë rreth 10 tonë ndihma humanitare të mbledhura nga rreth 12 mijë familje franceze gjatë këtij viti.

Këto ndihma janë te destinuara për komunitetin serb në Kosovë dhe përfshijnë rroba, lodra dhe gjëra të tjera elementare për jetesë, transmeton lajmi.net.

“Serbët kanë llogaritur në ndihmën tonë që 14  vjet me rradhë, kjo është ngarkesa e 43-të me ndihma humanitare që dërgohet për serbët e Kosovës”, deklaroi Gouillion.

“Ata mund të llogarisin gjithmonë në ne, ata nuk janë të harruar’’, shtoi Goullion.

E llogaritur, ndihma e këtij fondacioni arrin deri në 5 milionë euro deri më tani për pjesët e banuara me serb në Kosovë.

Ndryshe drejtori i këtij fondacioni, Arnaud Guillion, ishte kërcënuar më parë me vdekje nga serbët për aktivitetet dhe kampanjat e tij jo vetëm humanitare, por edhe politike.

Ai nga mediat serbe është paraqitur si nacionalist dhe fashist, pasi që ka mbrojtur qëndrime djathtiste në Francë dhe në Serbi. Ai njihet edhe si person që përzien me politikanët serbë të ekstremit të djathtë dhe njihet edhe si nxitës i dhunës.

Goullion ka realizuar edhe aksione kundër Kosovës në Francë dhe vendet tjera në Evropë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme