Frashër Krasniqi: Pse po mbahemi në arrest edhe pse ka prova se jemi të pafajshëm?!

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se ai dhe aktivistët e tjerë po mbahen në arrest edhe pse kanë dalë provat se jemi të pafajshëm, përcjellë GazetaBlic.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

“Dmth ne po mbahemi në arrest tash e gati 5 muaj edhe pse prokuroria e policia i paska pasur qe 3 muaj provat që ne jemi të pafajshëm.

Pse nuk mbajtën sërish konferenca për rastin tonë, me i tregu konkludimet e reja në lidhje me ADN-të dhe pajisjet tona?!”.

Ndryshe, para disa ditësh, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

I dyshuar ishte edhe Astrit Dehari, i cili kishte vdekur në fillim të muajit nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën rrethana ende të pasqaruara.

Raporti i Forenzikës nuk ka gjetur përputhje të mostrave të tërhequra nga vendet e ngjarjes nga ekipet e Forenzikës, me mostrat e ADN-së të marra nga të të pandehurit, që janë aktivistë të Vetëvendosjes, që dyshoheshi për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme