QKUK-së i është ndaluar të pranojë donacione, të cilët përmbajnë dyshekë të vjetër.
Urdhëresa, e cila i është lëshuar këtij institucioni shëndetësor nga Inspektoratit Sanitar, vjen pas dyshimeve se këta lloj dyshekësh rrisin rrezikun e bartjes së infeksioneve spitalore, raporton KTV.
Për vite të tëra QKUK-ja, në mungesë të mjeteve financiare është detyruar të pranojë donacione ku përfshihen edhe dyshekë të përdorur.
Mirëpo, ekipi për kontroll të infeksioneve intra-hospialore thotë se deri tash nuk kanë pasur dyshime se këta dyshekë do të mund të kenë sjellë infeksione të tilla.
Repartet e Kujdesit intensiv dhe ai i Neonatologjisë konsiderohen si më të prekurit nga infeksionet brenda-spitalore te pacientët.
Deri në 45% ka shkuar numri i paraqitjes së infeksioneve brenda-spitalore vetëm në repartet e kujdesit intensiv të QKUK-së.
© KOHA.