Frutat e detit, LSDM i shmanget përgjigjes

Gazetar: Mefail Ismaili

Pavarësisht se Qeveria nënshkruan tenderë për peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti në kohë kur qytetarëve u bën thirrje të kursejnë për shkak të krizës, zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së Darko Kaeski, vlerëson se pushteti vazhdimisht shkurton shpenzimet joproduktive.

“Në periudhën e kaluar në Qeveri dëshmuam dhe me rishikimin e buxhetit i detektuan shpenzimet joproduktive dhe i detektuam atje ku janë më të domosdoshme. Gjithsesi apel plotësues për të gjithë funksionarët në mënyrë konstruktive dhe të sillen ashtu siç duhet me buxhetin”, tha Darko Kaevski, LSDM.

Por porosia për këto tenderë bëhet nga Sektori për punë të brendshme i Qeverisë, pra nga kabineti i Qeverisë dhe nga Kovaçevski, nga kryeministri Juaj, cili është porosia për kryeministrin tuaj për këtë porosi?

Darko Kaevski, LSDM: “Edhe, edhe pyetjen e dytë?”,

Gazetari: “Për këtë nuk keni përgjigje, atëherë pyetjen tjetër…”

Alsat më parë publikoi marrëveshjet e lidhura të Qeverisë me një kompani nga Shkupi, e cila në vlerë prej 20 500 euro, do duhet ta furnizojë Qeverinë me peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti. Nga Qeveria u arsyetuan se do të paguajnë aq sa do të konsumohet gjatë vizitave të delegacioneve. Ndaj këtij furnizimi të Qeverisë kanë reaguar ashpër edhe partitë opozitare në vend./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme