Fshati me 500 banorë, kthehet në “vepër arti”

Të armatosur me furça dhe bojëra, një grup artistësh të rinj polakë, kanë dekoruar muret e një fshati bullgar me murale të mëdha ku shfaqen që nga politikanët botërorë, personat e famshëm e deri tek fshatarët që kuvendojnë me njëri tjetrin.

Nën sytë kuriozë të disa lejlekëve që shijonin diellin, ata, sollën artin e rrugës në fshatin bullgar Staro Shelezare, rreth 180 km larg kryeqytetit Sofie.

Katarzyna Piriankov, organizatore e projektit, tha se donte që ta nxirrte fshatin e përgjumur nga monotonia e tij.

“Le të imagjinojmë Barak Obamën apo Donald Trumpin, ulur mbi një gur, teksa kuvendojnë me një plakë nga ky fshat dhe flasin për dicka të rëndësishme, për jetën, për politikën etj”, shprehet Katarzyna Piriankov, lidere e projektit.

Fshati ka më pak se 500 banorë, pesë herë më pak se popullsia që kishte para rënies së komunizmit në vendin në detin e zi. Është një nga shumë fshatrat në vendin më të varfër ndër anëtarët e BE-së, që lëngon në kushtet e shkallës së ulët të lindshmërisë dhe eksodit të të rinjve drejt vendeve më të prosperuara të bllokut apo qyteteve të mëdha përreth.

Edhe shkolla në këtë fshat ka disa kohë që është mbyllur. Organizatorja shpreson që miqtë e rinj në muret e fshatit, Trump, Obama, mbretëresha Elisabetë, kancelarja Merkel dhe presidenti francez Macron, të jenë në gjendje të tërheqin vizitorë në zonë.

/ Top Channel 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme