“Fshati prishet, Belinda krihet”, banorët e Hotolishtit sërish në protestë në kundërshtim të projektit të rrugës: Mosbindje qytetare, do të bojkotojmë zgjedhjet

Banorët e Hotolishtit janë bërë sërish pjesë e protestave, duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të rrugës që kalon në fshatin e tyre. Ata kërkojnë shpronësime më të larta dhe ndërtimin e një tuneli për të shmangur dëmet që mund të shkaktohen nga projekti.


Në protesta, banorët mbajnë parulla ku shprehen kundër projektit dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Një nga parullat shkruan: “Fshati prishet, Belinda krihet”.

Gazetari Osman Stafa raporton se ishte premtuar një shpronësim me çmimin 250 euro për metër katror, por banorët e konsiderojnë këtë shifër të pamjaftueshme për të rindërtuar shtëpitë që do të dëmtohen.

“Mosbindje qytetare është rruga jonë. Kërkojmë mbrojtjen e jetës, shtëpive dhe dinjitetit tonë. Do të vijojmë me protestat dhe bojkotin e zgjedhjeve”, shprehen banorët. Në shenjë proteste, ata, bashkë me fëmijët, janë ulur këmbëkryq në rrugë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme