Kur dritat mungojnë prej 15 vjetësh ndodh që në një fshat, banorët të harrojnë kush ka qenë presidenti apo kryeministri i fundit që kanë parë në ekranin e shtëpisë së tyre.
Në realitetin shqiptar ku ata shfaqen gjithkund duket e pamundur. E pra nuk është kështu. Sado të duket e pabesueshme, banorëve të një fshati në Shqipëri televizori nuk duhet për asgjë, bile në masë dërrmuese në shtëpitë e tyre nuk ekziston fare si objekt.
“Ca lajmesh marrim vesh na? Lajmet nuk vijne me qiri. Ministra kryeministra nuk i mbajme mend, s’kemi as drita as televizor, s’kemi si ti mbajme mend”, thone dy banore.
Behet fjale per banoret e Brucajt qe e kane harruar se kush ka qene presidenti apo kryeministri i fundit qe kane pare ne ekran ne kete fshat. Per nje pjese eshte Aleksander Meksi, e per nje pjese Fatos Nano. Ajo qe i bashkon te gjithe eshte se ora u ka mbetur rreth 15 e me shume vite me pare. Kush mundet te zbrese ne qytetin e Shkodres, edhe merr vesh ndonje gje, te tjeret jane ne terr te plote informativ.