Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka deklaruar se Forcat Speciale të Kosovës, janë në pritje të vendimit politik për t’u bërë ushtri, dhe se ministria së bashku më partneret po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
“MFSK së bashku me partneret strategjik që një kohë po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
Ne po vazhdojmë të punojmë në analizimin e kapaciteteve të së ardhmes dhe ndonëse jemi në pritje të vendimit politik, pra aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.
Ne në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-së kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, njëhërit dhe njëri prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës“, tha Demolli, transmton “lajmi.net”.
Kurse, komoandati i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjatë kësaj periudhe si forcë kanë shënuar arritje të mëdha, bazuar në standardet e NATO-s. /albeu.com/