“FSK-ja po avancohet për vetëmbrojtje”

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka bërë me dije se ushtria e Kosovës nuk ka kapacitete ta rrezikojë askënd. Ai ka thënë se doktrina e ushtrisë së Kosovës është mbrojtëse, e jo ofensive.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka përkrahur iniciativën e presidentit Thaçi për avancimin ligjor të FSK-së, duke i ftuar subjektet politike ta votojnë projektligjin për këtë çështje.

“Ne me 8 mijë pjesëtarë lehtë të armatosur apo me armatim të këmbësorisë nuk mund ta rrezikojmë askënd në rajon, më së paku Serbinë. Botërisht dihet se doktrina jonë ushtarake është e paraparë për vetëmbrojtje. Pra, kemi doktrinë mbrojtëse, jo ofensive. Madje, ne nuk kemi as armatim të paraparë për veprime ofensive. Mendoj se kjo nismë e presidentit, ky projektligj, duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Qehaja.

Ai ka vlerësuar se formimin e ushtrisë së Kosovës e bëjnë urgjente kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia dhe shtimi i ndikimit rus në Ballkan.

Qehaja ka treguar pse NATO-ja dhe aleatët e Kosovës po hezitojnë ta përkrahin avancimin e FSK-së në forcë ushtarake mbrojtëse.

“Si njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë e kam pasur të qartë se NATO-ja nuk do ta përkrahë këtë iniciativë, ngaqë në kuadër të kësaj organizate janë edhe disa shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Pastaj, NATO-ja përmes KFOR-it vepron në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 e cila ka qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës. Pra, një kundërshtim i tillë është pritur, pavarësisht se një ndihmë bukur të madhe NATO-ja ka dhënë për aftësimin e kuadrove të FSK-së për gatishmëri emergjente dhe për mbrojtje civile”, ka thënë Qehaja, duke shtuar se hezitimi i disa aleatëve të Kosovës për këtë çështje vjen pas lobimit të madh të Serbisë. Pavarësisht prej këtyre shqetësimeve të partnerëve të Kosovës,

Qehaja i ka ftuar institucionet e Kosovës që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme