FSK jep detaje të organizimit të “Epopesë së UÇK-së”

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, qeveria Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 mars 2018 do të organizojë manifestimin gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se me datën 5 mars 2018, nga ora 11:00 do të fillojë manifestimi në kazermën “Adem Jashari” me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Me këtë rast para të pranishmëve fjalime do të mbajnë, Presidenti Hashim Thaqi, Ministri i FSK-së Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, një pjesëtar i familjes Jasharaj.

FSK mirëpret të gjithë qytetarët që do gjejnë kohë dhe mundësi për tu bashkëngjitur në këtë manifestim jubilar, të 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.
Aktivitetet e paraprara përgjatë këtyre tre ditëve janë si më poshtë.

5 mars 2018

Në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së’’, Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe familjes JashariKuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”Kuvendet Komunale do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historikeNë Kazermën “Adem Jashari” do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistikZbulimi i Mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendarë Adem Jashari në PrekazNë Tiranë në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.

6 mars 2018

Konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare”Homazhe pran varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së SkenderajtHomazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë“Akademi Përkujtimore” kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liriEkspozita kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.

7 mars 2018

Në Shkup në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liriNë Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas ne sheshin “Adem Jashari”do te mbahet një program kulturor-artistikNë kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe aktivitete: Turneu në Shah, Turneu në Volejboll, Turneu në “Fut sall” dhe Turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme