FSK në pritje të vendimit për t’u bërë ushtri

FSK është duke pritur vetëm një vendim politik që të transformohet në Forca të Armatosura.

Këshilltari ushtarak i ministrit të FSK-së, Haki Demolli, Fadil Hadërgjonaj ka thënë se kjo Ministri ka bërë të gjitha përgatitjet duke filluar nga ndryshimi i amendamentit kushtetues, si dhe ndryshimin e 39 ligjeve të tjera që janë të nevojshme për këtë transformim.

Pos kësaj, Hadërgjonaj ka thënë se është bërë edhe plani strategjik i transformimt që është një plan dhjetë vjeçar, i ndarë në tre faza.

Sipas tij, në këtë plan janë paraparë në detaje të gjitha fazat e transformimit, përfshirë edhe personelin e paisjet ushtarake që i duhen kësaj forcë, njofton Klan Kosova.

Hadërgjonaj ka bërë të ditur se në bazë të këtij plani, Forcat e Armatosura do të kenë një shef të mbrojtjes në kuadër të Ministrisë.

Ai këto komente i ka bërë në takimin e organizuar nga ana e QKSS-së, ku ka marrë pjesë edhe këshilltari i presidentit, Bislim Zyrapi.

Ai ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shumë i angazhuar në transformimin e FSK-së. Siaps tij, Thaçi po punon në konsensun politik, përfshirë këtu edhe Listën Srpska dhe minoritetet tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme