15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot morën titullin e oficerit.
Ata diplomuan nga Qendra e Studimeve Universitare, kur për katër vite radhazi u përgatitën për t’i shërbyer vendit.
Pjesëmarrës në diplomimin e tyre ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Shefi i ekzekutivit tha se Ushtria e Kosovës po vazhdojnë të zhvillohet, e sipas tij sot në ditën kur po shënohet diplomimi i gjeneratës së 15 të kadetëve, bashkë me ta po shtohen edhe mundësitë për zhvillim adekuat.
“Të dashur familjarë të kadetëve, ju faleminderit që bijtë e bijat tuaja i keni rritur në frymën e atdhe dashurisë” – tha Kurti.
Tutje ua tha se këta oficer të rinj të përhershme do të kenë edhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.
Edhe Majori i QSU-së Albian Ajvazi pati një fjalë rasti.
Ai tha se për katër vite radhazi nga stërvitjet e hershme të mëngjesit, e deri në studimet në orët e vona të natës – kadetët e QSU-së kanë dëshmuar se janë të disiplinuar dhe të përkushtuar.
“Gjithmonë mbani në mendje peshën e përgjegjësisë dhe të besimit që është vënë mbi supet tuaja” – tha Majori.
E pas fjalimit për herë të fundit si kadetë, për t’i marr diplomat e tyre u ftuan Ermonda Meshi, Muhamet Haliti, Egzon Elshani, Naser Sekiraqa, Altin Sylejmani, Fisnik Ahmeti, Qlirim Gërguri, Arjan Karaxha, Fitim Tahrlimani, Altin Begaj, Pashtrik Kryeziu, Arjanit Hoxhaj, Arjanit Elshani, Etnik Kastrati dhe Qendrim Imeraj.