FSK trajnohet me Forcat e Armatosura Turke për përdorimin e armëve të këmbësorisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FSK ka realizuar trajnimin “Përdorimi dhe Mirëmbajtja e Armëve të Këmbësorisë” në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke.

Mehaj ka thënë se në këtë trajnim ushtarakët pjesëmarrës kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe granatave të dorës.

“Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve.

Përkushtimi që treguan pjesëtarët e FSK-së dhe instruktorët nga Kontingjenti Turk, kanë bërë që pjesëtarët e FSK-së të arrijnë nivel të lartë profesionalizmi dhe aftësie në përdorimin e sigurt të armëve të Këmbësorisë”, ka shkruar Mehaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme