“Ftojmë mësuesit në pension të angazhohen me orar të reduktuar”- Kryeministri Rama: Do fillojmë t’i integrojmë në hapësirën e rritjes ekonomike

Kryeministri Edi Rama është shprehur se mësuesit në pension duhet të ftohen për t’u angazhuar me orar të reduktuar.


edi rama

Nga shkolla e re “Babë Dudë Karbunara” në Berat, kreu i qeverisë u shpreh se pensionistët duhet të integrohen në hapësirën e rritjes ekonomike.

Edi Rama: Kemi shumë mësues dhe mësuese në pension që mund ti ftojmë që të angazhohen në një orar të reduktuar në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është domosdoshmëri për ti dhënë më shpjet krah të kualifikuar tregu.

Ne jemi duke punuar mbi të dhënat kuptimplota dhe që na mundësojmë tani më të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyrë që edhe ata të fillojnë të ndjejnë atë që është plotësisht e ndjeshme në buxhetin familjar të mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme