Fuga: Fajësim universal si fantazme mbi kokat e asambleistëve

Akademiku i njohur, Artan Fuga ka komentuar asamblen ë e PS të zhvilluar ditën e djeshme.

Fuga është shprehur se të gjithë ishin njëherësh edhe të abuzuar nga vjedhësit e korruptuar, por edhe probabilisht vetë vjedhës pra, ishin dhe popull dhe armiq te popullit.

 Ndër rreshta Fuga me ironi thekson se ngado shihja fytyra mes pranimit të fajit dhe përpjekjes për t’u hequr i pafajshëm nga një fajësim që qarkullonte pa emër në tavan.
Postimi:

Fajesim universal si fantazme mbi kokat e asambleisteve.

Me beri pershtypje foljet ishin zgjedhuar ne njejesin e vetes se trete. Nuk kishte : Ti je hajdut! Por, ai i korruptuari, ta dije mire…

Ajo qe me beri shume, po shume, pershtypje, nga asambleja e PS ishte se referuesi kryesor fajesonte pa emer kedo, shigjetonte ne pergjithesi te gjithe pjesemarresit, prodhonte, sic do thoshte Jaspersi, nje fajesi universale, shigjetonte si vjedhes, grabites, te mundshem cdokend ne ate salle. Te gjithe ishin njeheresh edhe te abuzuar nga vjedhesit e korruptuar, por edhe probabilisht vete vjedhes. Pra, ishin dhe popull dhe armiq te popullit.

U modelua nje profil vjedhesi qe qarkullonte mbi kokat e asambleistzve ne salle, si nje shpirt qe kerkonte trupin per t’u inkorporuar.

Te gjithe fajtore te mundshem. Askush nuk guxoi te thoshte: me ke e keni zoteri? A thua se gjithkush ndihej fajtor.

Sikurse ka zbuluar Hannah Arendt kjo lloj fajesie universale qe prek gjithkend, shuan dallimin midis viktimes dhe prokurorit. Sikurse thoshte behet nje diktature e vetvetes kunder vetvetes, qe krijon paradoks logjik dhe politik.

Shihja fytyra asambleistesh! Disa sikur thoshin: ku e di ky se edhe une kam ngjyer doren? Tjetra: o Zot mos e ka per mua? Tjetra: Si te bej te mbaj nje pafajesi ne fytyre? Tjetri: A do te me coje ne SPAK.

E bukura ishte se ata te dyshuarit konkrete kishin ikur nga rreshtat e pare. Rrinin si Kadriu ne mbledhjen e plenumit, sa me ne fund. Rreshtat e pare boshatisur sikur gjithkush fshihej pas tjetrit.

Edhe ministret ne dileme zhdukur nga rreshtat e pare.

Nga kjo ane fajesimi i gjeneralizuar hap mundesi qe te kursehet kohe. Kushdo qe akuzohet, asambleja ja ka thene!

Prototipi abstrakt i hajdutiti shkonte si kostum kujtdo!

Ka disa teknika per te unifikuar elitat politike. Korrupsioni, gjakmarrja, lufta e klasave, ideologjia, por eshte edhe fajesimi universal. Binduni se kushdo mund te jete konkretizim i modelit universal te te korruptuarit. Eshte integrim mes fajesimit!

Ngado shihja fytyra mes pranimit te fajit dhe perpjekjes per t’u hequr i pafajshem nga nje fajesim qe qarkullonte pa emer ne tavan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme