Fundi i BDI – së nuk është larg, por ngutja e opozitës shqiptare mund ta shpëtojë!

Autor: Xhevdet Pozhari

Maqedonia sivjet do të mbajë zgjedhjet. Vëmendja e opinionit me të drejtë është kthyer kah partitë e reja opozitare, nëse ato do të bashkohen për të krijuar një bllok të fuqishëm opozitar. Kjo ngaqë ka rënë në skajshmëri besimi në partitë shqiptare që i perfaqësuan deri më tani, BDI dhe PDSH. Mirëpo, shqiptarëve të Maqedonisë dikush duhet tua shpjegojë se një alternative e mirëfilltë duhet të piqet mirë, të bashkohen konceptet konkrete, e jo interesat individuale për poste. Ngutja për të dalur nga kriza në të cilën i futen VMRO DPMNE dhe BDI, nuk duhet tua mjegulloje shikimin deri në atë mase sa mos të vërejnë se pas 11 dhjetorit sërish do të ketë zgjedhje! Kjo për faktin se kjo është e vetmja mënyre që të dobësohen partitë në pushtet të cilat kontrollojnë gjyqësorin, policinë e shtetit, komisionerët, arkën e shtetit. Nxitimi për të krijuar një bllok opozitar shqiptar në këto rrethana, do ta digjte mundësinë që të krijohet opozita e vërtetë në një të ardhme jo të largët, ndërsa do të krijonte mundësi që disa individë “gjoja opozitar” t’i ngopin apetitet e tyre të përkohshme. Bashkimi i tanishëm i partive shqipare të reja dhe mposhtja eventuale e tyre nga BDI, do të thoshte edhe shkatërrim i mundësisë që shihet në horizont. Andaj, partitë aktuale të reja, do të duhej që të garonin të vetme dhe të marrin sa më shumë përqindje të votave. Dhe në kohën kur do të vinte momenti i natyrshëm i bashkimit, me platformë konkrete, e jo në dobi të grupeve dhe individëve, vetëm atëherë do të ishte fundi i BDI – së. Këto zgjedhje, në cilëndo variant do të shënojnë fillimin e rënies se saj në fund të pusit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme