Fundjava e parë e gushtit mes diellit dhe vranësirave! Ja cilat qytete do të “shkrijnë” nga i nxehti

Kjo fundjavë që na pret do të jetë e ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mbizotërim të motit të kthjellët.


Sipas parashikimit të motit, përtej diellit dhe rrezeve të saj të nxehta, nuk do të mungojnë as alternimet e herëpashershme të vranësirave.

Vranësirat do të pasohen me reshe shiu me intensitet të ulët në veri dhe lindje të territorit, përgjatë ditës së shtunë.

Sakaq, temperatura më e lartë do të shënojë 38 gradë Celsius.

Durrësi, Berati dhe Elbasani do të jenë ato që do të përballen me të nxehtin ekstrem këtë fundjavë.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje 3-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 7-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme