E gjithë Maqedonia do të jetë nën një valë të të nxehtit të egër të shtunën. Meteorologët parashikojnë mot me diell dhe jashtëzakonisht të ngrohtë.
Në pasdite, kryesisht në veri të vendit, pritet paqëndrueshmëri, e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra, thotë parashikimi i motit.
Për shkak të temperaturave të larta dhe alarmit portokalli të aktivizuar për motin, qytetarëve u rekomandohet të respektojnë masat e përgjithshme të mbrojtjes nga vala e të nxehtit, të shmangin ekspozimin direkt në diell gjatë pjesës më të nxehtë të ditës dhe të pinë shumë lëngje.
The post Fundjava sjell temperatura të larta në vend appeared first on Alsat.



