Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, 103 janë shpëtuar dhe 25 të tjerë janë të zhdukur, si pasojë e fundosjes së një varke me refugjatë në ujërat e Qipros Turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Rojës Bregdetare të Qipros Turke, një varkë me rreth 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa). Pas incidentit ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare intervenuan, por bëhet e ditur se 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa 103 persona janë shpëtuar.
Zyrtarët njoftuan se vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 25 persona të cilët mbeten të zhdukur.
Në punimet e kërkim-shpëtimit marrin pjesë edhe zyrtarët turq.
Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turqi.