Funksionarë të lartë të BDI-së do të ulen në bankën e të akuzuarve, PSP i akuzon për shkatërrim të materialit zgjedhor

Funksionarë të lartë të BDI-së të akuzuar në rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike, Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot do të ulën në bankën e të akuzuarve. PSP i akuzon se kanë shkatërruar material zgjedhor, transmeton Portalb.

Lëndën do ta gjykojë gjykatësja, Ola Ristova. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast. Ejup Alimi është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme