Funksionarët e Alternativës do të dhurojnë rrogat për skamnorët

Kryesia e Alternativës së Afrim Gashit së shpejti pritet të miratojë një vendim, sipas të cilit çdo funksionar i saj në pushtetin ekzekutiv, përfshi edhe deputetët, do të ndajë së paku nga një rrogë për skamnorët.

Burime partiake thonë se qëllimi i këtij vendimi do të jetë të ndihmohen familje që gjenden në situatë të rëndë ekonomike në këtë periudhë kur ekonomia e vendit po pëson dëme të mëdha nga masat e ndërmarra kundër Koronavirusit. Edhe përfaqësues të BDI-së kanë bë të ditur se janë të gatshëm të dhurojnë rrogat e tyre që të mos zvoglohen rrogat e administratorëve, por ky paralajmërim për momentin ka mbetur vetëm në rrjetet sociale dhe nuk ka paralajmërim se do të formalizohet si vendim zyrtar partiak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme