Fuqive të mëdha u duhet Asociacioni i Komunave serbe, thotë Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka vlerësuar sot se fuqive të mëdha në një mënyrë u duhet Asociacioni i Komunave serbe si njëra nga levat për realizimin e baraspeshës në politikë, transmeton Koha.net.

Për televizionin Pink Gjuriq ka thënë se është shumë me rëndësi se diçka që është propozim i Serbisë përkrahet edhe nga ata që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai ka përkujtuar se koncepti për AKS-në është krijuar në Beograd dhe kjo do të thotë se serbët në Kosovë duhet të kenë më shumë të drejta se sa që kanë tash.

“Për ne është me shumë rëndësi që AKS është propozim yni dhe pse tani disa nga personalitetet më të fuqishëm vijnë dhe e përkrahin këtë ide e nga ta ka edhe të atillë që e përkrahin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gjuriq duke aluduar në Joe Biden i cili në Prishtinë ka folur për krijimin e AKS –së.

Ai ka vlerësuar, transmeton Koha.net, se ky është sukses i diplomacisë serbe.

“Serbia tani është kuptuar si pjesë e zgjidhjes së problemeve në Ballkan dhe jo si pjesë e vetë problemeve”, ka thënë Gjuriq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme