Furgoni përplas motorin, në gjendje të rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Volorekës në Pogradec, ku janë përplasur një mjet tip motor pa targa dhe një mjet furgon tip “Benz – Mercedez” me targa AA 641 HV, me drejtues shtetasin F.T.

Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore  drejtuesi i motorrit (ende i paidentifikuar) i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme