Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka rrahur nusen e djalit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht (bashkëshorten e djalit) viktimën femër K/Shqiptare”, njofton policia.
Rasti ka nodhur në Fush Kosovë sipas policisë.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.