Futeshin nga dritarja apo çatia e shtëpive në orët e vona të natës dhe grabisnin biznese e banesa, arrestohen dy “skifterët” në Tiranë! (EMRAT)

Policia ka arrestuar dy persona që dyshohet se grabitën 6 biznese dhe banesa kryesisht në Tiranë.


Në pranga kanë rënë Endri Guzja, 34 vjeç, banues në Bulqizë dhe Olsen Lala, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.
– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.
– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.
– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.
– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.
– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariatet e Policisë Nr. 4 dhe Nr. 1 operacioni policor i koduar “Shadow Hunt”.

Në kuadër të operacionit vihen në pranga 2 shtetas, për vjedhje të banesave dhe të marketeve.

Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Shadow Hunt”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– E. G., 34 vjeç, banues në Bulqizë dhe O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.
– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.
– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.
– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.
– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.
– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.

Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartpërmendura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme