Gabimet e Astrit Haraqisë në faqen e parë të diplomës së masterit

Sakte.net / e Shtunë 24 Shator 2016 / 12:23

Astrit Haraqija ka diplomuar në gradën mastër në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

“Sigurimi i provës” është titulli i temës së tij, përcjell koha.net.

Kumtin për këtë arritje të tij personale, ish-ministri i Kulturës dhe udhëheqës i funksioneve të tjera të larta shtetërore e ka bërë vetë Haraqija në profilin e tij në Facebook. Në mesin e fotografive është edhe ajo e faqes së parë të temës së tij të gradimit shkencor.

Gabimet nisin qysh në krye, në fjalinë “Standartet Europiane për Policimimn dhe Inteligjencën”. Fjala “standard” e “policimim” janë shkruan gabim, duke mos përfshirë fjalën “Europiane” që megjithatë fjalori i gjuhës shqipe e njeh si “Evropiane”

Fjalës “Program” Haraqija i ka harruar një “r” duke e bërë “Progam”, që s’ka ndonjë kuptim. E udhëheqësit Haraqija i thotë “Udheheqësi”.

Haraqija, që së paku në profilin e tij në Facebook mbiemrin e ka të shkruar në këtë formë, në dokumentin që e gradon në shkallën e masterit ai e ka shkruar Haraqia, pa “j”.