Gabimet e Elvis Naçit sipas hoxhë Shaban Tolaj – Islam nuk përkthehet si paqe, por nënshtrim/dorëzim(Video)

Kanë vazhduar reagimet e hoxhallarëve lidhur me paraqitjen e hoxhës Elvic Naçit në emisionin Top Shoë. Kësaj radhe hoxhë Shaban Tolaj ka tërhequr vërejtjen e të dy hoxhallarëve se nuk do të duhej të merrnin pjesë në një emision i cili udhëhihet nga një njeri që tallet me fenë. “Mos u ulni me njerëz që tallen me fenë, me fjalën e Allahut”, ka thënë hoxhë Shaban Tolaj, i cili ka thënë se besimtarët duhet ta braktisin atë ambient ku dikush tallet me fenë, transmeton portali Sakte.net

Ai ka folur për disa gabime që sipas tij i ka bërë hoxhë Elvis Naçi kur ka interpretuar çështjen e mbulesës, martesës me më shumë se një grua.

“Gjatë spjegimit ka thënë se themelet e fesë janë dashuria, mëshira, paqja, pastërtia dhe bukuria. Duhet të ndalemi tek kjo pikë. Më shumë se një herë i ka përmendur këto themele të fesë, siç i ka përshkruar ai. Ne mësojmë se themelet e fesë janë njohja e Allahut, njohja e pejgamberit a.s dhe njohja e Islamit. Këto janë parimet e fesë. Më pastaj nëse flitetet për themelet, bazat e fesë atëherë ato janë të besosh Allahun, pejgamberët e tij, librat e tij, ditën e gjykimin….”, ka argumentuar hoxhë Shaban Tolaj./Sakte.net

https://www.youtube.com/watch?v=pqtY_WUZco0

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme