Gadaf Muharemi
Nuk kemi asnjë rast për të humbur kur kemi tashmë kualicionin e shumdëshiruar nga populli shqiptar në Maqedoni “Aleanca me Besë” e cila e ka vurë në radhë të parë interesin e popullit të shumvuajtur e te lën pas dore tash e sa vite. Duke filluar nga Likova e deri në Strugë kandidatët e kualicionit tashmë shpresdhënës janë ndër kandidatët më të mir e më të ndershëm të cilët me dije e guxim do të punojnën me ndershmëri e vullnet për të pasur një jetë të re, kjo e dallon këtë kualicion nga të tjetër sepse “Aleanca me Besë” don që Komunën ta bëj të banueshme nga komunitetit, don që qytetarët të besojn te njëri tjetri të ndërtojn të ardhmen bashkë me njëri tjetrin dhe e bën Kryetarin e Komunës përfaqsues të Komunës e jo përfaqsues të pushteti kriminal e mafios siç është tani.
Shpresoj që secili nga ne të marë përgjegjësi dhe të ketë shpres e besim që e ardhmja na takon neve dhe se zot të fateve tona duhet të bëhemi vet, me 29 Tetorë duke e votuar kualicionin e shpresës i cili tashmë ka një emër “Aleanca me Besë” kemi votuar për të atdhmen tonë, për të ardhmen e fëmijeva tanë dhe për të ardhmen e brezave që do vinë, duke votuar këta kandidat kemi vutaur për transparenc në Komunë, për zhvillim e për punsim, kemi votuar për njerëz të ditur, të shkolluar e të dëshmuar dhe jo si ata të cilët të fyejn inteligjencën kur i sheh e i dëgjon.
E në anën tjeter kemi kualicionin e turpit BDI-LSDM për të cilën nuk ka nevoj të flasesh shumë sepse ata flasin vet mjafton të i shohësh e të i dëgjosh duke u munduar që debilin të na shesin si të mençur e kriminelin si të ndershëm. BDI ka shkuar aq larg për pak pushtet saqë në komuna me popullatë shumicë shqiptare në ballë e nxjerin Zoran Zaevin por më keq se kaq për at pak pushtet sollën në Tetovë njeriun famkeq Lube Boshkofskin që të mbledh vota për ta, ai i cili i vrau shqiptarët me pushkë në 2001 sot tenon ti vras me votë. Krejt kjo tregon se si i duan ata shqiptarët, të shitur e të nëpërkëmbur, të shtypur e të nënshtruar, të paditur e të pa zhvilluar, turp më të madh nuk ka, por sikur të kishin turp nuk do ishin kaq të paturpshëm.
Prandej e diela e 29 Tetorit nuk është thjesht ditë votimi por ditë vendimi në mes të jesh zot i vetes ose i huaj në vendin tënd.