Raportet më të reja tregojnë se Samsung në një të ardhme të afërt do të nisë prodhimin e Galaxy C10, i cili do të jetë telefoni i parë i kompanisë jugkoreane me kamerë të dyfishtë, si dhe mund të ketë asistentin virtual Bixby, transmeton KosovaPress.
Flitej se Galaxy S8 i pari do të kishte sistemin e kamerës së dyfishtë te telefonat e Samsungut, por kjo nuk ndodhi dhe raportime të njëjta pati edhe për Galaxy Note8.
Por, duket se Samsung debutimin e këtij sistemi e ka përgatitur për Galaxy C10.
Specifika teknike për sistemin e kamerës nuk ka për momentin dhe nuk është ende e qartë se sa ajo do të jetë e mirë nga ana e performancës.
Samsung tash duhet të konfirmojë se kur do të prezantojë telefonin.