Samsung dëshiron t’i vjedhë skenën Apple dhe për këtë po programon daljen e Galaxy Note 8 në gusht, pasaërdhësi i të pafatit Note 7 i tërhequr nga tregu për shkak të baterisë ‘shpërthyese’.
Një datë që i paraprin fillimit të shtatorit kur Apple do të duhet të nxjerrë të rejat e smartphone-it të tij, të shumëpriturit iPhone 8. Kështu bën të ditur Korea Herald’s, transmeton tch.
Mbi këtë pajisje, që Samsung tenton të rikthehet pas dështimit me Note 7, qarkullojnë thashetheme të ndryshme. Ai duhet të ketë një ekran Infinity, me skaje të lakuara, siç e kemi parë në Galaxy S8. Gjithmonë sipas zërave që qarkullojnë, ai mund të ketë Android Nougat 7.1.1 dhe jo Android O, që Google pritet ta publikojë në vjeshtë për të gjithë.